Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar familjarët e 35-vjeçares që u privua nga jeta, të mërkurën, në oborrin e QKUK-së.
Pas funeralit të 35-vjeçares shtatzënë të premten, burime të Portalit Dukagjini mësojnë se Presidentja Osmani ka vizituar familjarët e të ndjerës.
35-vjeçarja u privua nga jeta të mërkurën në oborrin e Qendrës Klinike Uiversitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë. E ndjera dyshohej të ishte vrarë nga bashkëshorti i saj. Ky I fundit ishte në arrati për 48 orë gjersa ishte Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla që bëri të ditur se i dyshuari, Sokol Halili ishte vetëvrarë.
Pas vetëvrasjes së tij, trupi i pajetë i Sokol Halilit është dërguar në emergjencën e QKUK-së, në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjinin, Drejtori i Emergjencës, Naser Syla.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka bërë të ditur se Sokol Halili kishte pasur shenja jete, por kishte ndërruar jetë gjatë dërgimit të tij në emergjencën e QKUK-së në Prishtinë.
“Mjeku në Emergjencë e ka konstatuar vdekjen e tij. Ai direkt është dërguar për ne Emergjencë pasi kishte shenja jete, duke e dërguar atje ka vdekur”, tha ai.
Detaje më të hollësishme ka dhënë doktori Florim Bekteshi, i cili ka thënë se trupi i pajetë i Halilit, ka arritur në rreth orës 14:20 minuta.
“Rreth orës 2:20 minuta autoambulanca e Shtimes e sjellë një rast, ku ne gjatë ekzaminimit e konstatojmë vdekjen e tij, dhe pas të gjitha ekzaminimeve e dërgojmë në mjekësinë ligjore, tek ne ka ardhur i vdekur, pa shenja jete, pa puls, pa tension, cianotik”, ka thene ai.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës ka dhënë detaje rreth asaj se çka gjeti PK në vendngjarje gjersa theksoi se gjatë intervenimit është arritur që të largohen anëtarët e familjes nga shtëpia, ndërsa i dyshuari nuk ka pranuar negocimin me policinë dhe i njëjti, ka qëlluar veten me revole.
‘Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë. Përveç njësive të nevojshme policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori”, thuhet në raport.
Vetëvrasja e Sokol Halili, Policia tregon çfarë gjeti në vendngjarje
E ndjera kishte kërkuar ndihmë edhe më parë në institucione përkatëse. Këtë e ka konfirmuar Nazlie Bala nga Ministria e Drejtësisë, derisa ka shtuar se njëherit, viktima kishte urdhër mbrojtjeje nga Gjykata Themelore e Ferizajt.
MD e konfirmon se gruaja kishte kërkuar ndihmë nga organet e drejtësisë
Gruaja që u vra kishte urdhër-mbrojtje nga Gjykata Themelore e Ferizajt
Gruaja shtatzënë e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj këtë të mërkurë, në oborrin e QKUK-së, kishte pasur urdhër mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
Këtë e bëri të ditur këshilltarja e Albulena Haxhiut në Ministrinë e Drejtësisë, Nazlie Bala.
E pyetur se a është dashur që e ndjera të ketë qenë e mbrojtur në kohën sa ishte në hapësirat e QKUK-së, Bala tha se nuk i di të gjitha detajet e procedurave të mbrojtjes.
“Sipas informacioneve që i kemi e ndjera ka pasur urdhër mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj”, ka thënë ajo.
Krahas kësaj, Kallxo.com zbulon se i dyshuari kishte aktakuzë për kanosje më 10 gusht të këtij viti, në Gjykatën e Ferizajt.