Pas bojkotimi të institucioneve nga ana e Listës Serbe, edhe dorëheqjes se Groran Rakiqit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar Nenad Rashiqin, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.
Por kjo nuk ishte pritur mirë nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ku ky i fundit kishte përdorur fjalë përçmuese ndaj Rashiqi-t edhe këshilltares e tij Rada Trajkoviq-it.
“Unë personalisht u befasova plotësisht, madje edhe i tronditur nga sjellja e presidentit të Serbisë”, ka deklaruar Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq.
“Neni 94 thotë se kryeministri, sipas ligjeve të Kosovës, ka të drejtë të shkarkojë dhe emërojë ministrat pa pëlqimin e Kuvendit” ka thënë Rashiq.
“Deri më tani as nuk kam parë as dëgjuar që presidenti i ndonjë shteti në botë të ketë përdorur një fjalor të tillë dhe shprehje të tilla”, ka theksuar Rashiq për mediumin serb TV Insajder.
Emërimi i Rashiq-it ka ndodhur një muaj pas bojkotimit të institucioneve nga serbët lokal të Kosovës në katër komunat veriore të Kosovës.
Ndërsa për shkak të emërimit të Nenad Rashqi, edhe Rada Trajkoviq-it, presidenti i Serbisë, Vuçiq ka thënë se nuk do të shkojë në Samitin e Bashkimit Evropian edhe 6 vendeve të Ballkanit Perëndimorë.
Por nuk është arsyeja e vërtet, kjo është një pretekste i Vuçiq-it për të ikur nga deklarata e përbashkët ku 6 vende Ballkanit Perëndimor të cilat do të zotohen se do të vendosin sanksion ndaj Rusisë, ka thënë Blerim Vela, shef i Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.