Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli të shtunën e tre dhjetorit ka treguar të arriturat e minierës Trepça gjatë këtij viti.
Ministrja Rizvanolli përmes një postimi ka treguar se gjatë vitit 2022, paga mesatare për minatorët ishte 805 euro.
Rizvanolli shtoi se gjatë këtij viti në minierën Trepça ishin të përfshirë më shumë se 200 punonjës për praktikë dhe se shpenzimet janë ulur për 18 për qind.
Tutje ka shtuar se investimet kapitale janë rritur për 20 për qind dhe se 1800 MWh energji janë kursyer në krahasim me vitin paraprak. “Zhvillimi i saj është kthyer në binarë”, ka thënë tutje Rizvanolli.
“Trepça është ndërmarrje me peshë socioekonomike e historike, për Mitrovicën e tërë Republikën”, ka theksuar ministrja e Ekonomisë.
Mes tjerash ajo ka theksuar se zhvillimi i minierës Trepça do të vazhdojë ta ketë përkrahjen e Qeverisë.