Kurti: Për vitin 2023 parashihet të ndahen 100 milionë euro më shumë buxhet për komunat

Të shtunën e tre dhjetorit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë prezantuar buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Pejës

Foto e postuar tek Zyra e Kryeministrisë





Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë prezantuar buxhetin për vitin e ardhshëm para qytetarëve të Pejës, të shtunën e tre dhjetorit.

Para qytetarëve të pranishëm, kryeministri Kurti është shprehur se me buxhetin e vitit 2023 do të vazhdojnë mbështetjen për arsimin, shëndetësinë, bujqësinë e sigurinë. Kurti ka shtuar se në kuadër të tij parashihet shtimi i vlerave për investime kapitale, mallra dhe shërbime, që arrijnë vlerën 1.3 miliard euro dhe se kjo do të kontribuojë edhe në shtimin e aktivitetit biznesor dhe rritjen e zhvillimit ekonomik.

“Buxheti që u dedikohet komunave për vitin 2023 parashihet të jetë rreth 100 milionë euro më shumë se sa sivjet, ndërkaq buxheti për Komunën e Pejës mbi 33 milionë euro”, njoftin Zyra e Kryeministrisë.

Tutje njoftohet se përveç 6.6 milionë eurove që janë planifikuar për projekte infrastrukturore në komunën e Pejës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka planifikuar 1.55 milion euro për projekte në këtë komunë, që do t’i shërbejnë sportit dhe rinisë.

“Gjithashtu janë planifikuar edhe mjetet për finalizimin e Qendrës Nacionale të Xhudos, sport ky që ka qenë kryefjala e sportit vendor tash e 15 vjet dhe në të cilin janë shënuar suksese historike”, thuhet tutje në njoftim.

Kryeministri Kurti ka potencuar se së bashku me ministrin Murati dhe ministrin Krasniqi kanë bashkëbiseduar me qytetarët duke dhënë detaje shtesë mbi ndarjet buxhetore dhe projektet për vitin tjetër.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika