Policia pasi kontrolli automjetin e tipit BMW, ka gjetur në një pjesë të ndjeshme, një sasi të konsiderueshme të parave.
“Pasi që personi i dyshuar nuk ka arrit të ofroj mbulues me dokumente për paratë qe i ka poseduar me vete, i njëjti është dërguar në stacionin policor në Bërnjak për procedura tjera”, ka deklaruar Policia e Kosovës.
Për këtë rast, policia i kishte njoftuar njësite kompetente për luftimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në nivelin rajonal dhe qendror, për ta trajtuar këtë rast, pasi i kishin numëruar, bankënota ishin nga 500 qindëshe 100 qindëshe dhe 50 pesëdhjetëshe ku vlera totale tyre ishit 60 mijë euro.
Për këtë rast është njoftuar edhe prokurori i rastit, ku është iniciuar rasti si “shpëlarje e parave”.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe për procedura të mëtejme ligjore është iniciuar rasti “shpëlarja e parave” njoftuar prokurori kompetent dhe për procedura të mëtejme ligjore është iniciuar rasti “shpëlarja e parave” ka thënë Policia e Kosovës.
Policia në pjesë veriore të Republikës së Kosovës, që nje kohë të gjatë ka filluar ta luftojë kontrabandë edhe krimin e organizuar, duke futur nën kontroll rrugët, po ashtu i ka mbyllur edhe shtigjet malore dhe është e përkushtuar ta zbatoj ligjin në çdo cep të Kosovës.