Legjenda e Brazilit, Pele thotë se është ‘i fortë me shumë shpresë’

Legjenda e futbollit Pele ka thënë se ndihet "i fortë" dhe ka "shumë shpresë" teksa merr trajtim spitalor në betejën e tij me kancerin e zorrës së trashë

Foto ilustrim





Ikona e futbollit, Pele ka thënë se është “i fortë, me shumë shpresë” teksa po trajtohet në spitalin e qytetit të Brazilit, Sao Paulos.

Në një deklaratë të lëshuar të shtunën ai ka thënë se mesazhet e mbështetjes, si dhe shikimi i Brazilit në Kupën e Botës i kishin dhënë atij “energji”.

Më herët spitali kishte thënë se ai ishte “ende në trajtim dhe mbetet stabil”.

Vizita dhe qëndrimi në spital, vjen pas një raporti në Brazil se ai po fillonte kujdesin në fund të jetës pasi nuk iu përgjigj kimioterapisë.

Legjenda e futbollit, Pele

“Jam i fortë, me shumë shpresë dhe e ndjek trajtimin si zakonisht, dua të falënderoj të gjithë ekipin mjekësor dhe infermieror për gjithë kujdesin që kam marrë”, ka deklaruar ai, të shtunën.

“Unë kam shumë besim te Zoti dhe çdo mesazh dashurie që marr nga ju në të gjithë botën më mban plot energji. Dhe të shikoj Brazilin në Kupën e Botës gjithashtu”, ka thënë tutje ai, raporton BBC.

82-vjeçari tre herë fituesi i Kupës së Botës ndodhet në spital që nga e marta dhe të enjten në mbrëmje ai ka thënë se ishte një “vizitë rutinë mujore”.

Atij iu hoq një tumor nga zorra e trashë në shtator të vitit 2021.

Tifozët brazilian mbajnë një pankartë duke thënë “Pele Get Well Soon” në stadiumin Lusail në Katar

Deklarata nga Spitali Israelita Albert Einstein të shtunën tha se Pele “kishte një përgjigje të mirë ndaj trajtimit për kujdesin e infeksioneve të frymëmarrjes”. Ai shtoi se ai po i nënshtrohej një “rivlerësimi të trajtimit të kimioterapisë”.

Sulmuesi legjendar u diagnostikua me një infeksion të frymëmarrjes dhe të premten spitali kishte thënë se ai ishte në një gjendje të qëndrueshme.

Po ashtu, deklarata e re e së shtunës ka thënë se gjendja e tij nuk është përkeqësuar në 24 orët e fundit.

Kulla e Dohas Torch, e njohur gjithashtu si Kulla Aspire, duke treguar një mesazh mbështetjeje për Pele

Vendi pritës i Kupës së Botës Katari tregoi mbështetjen e tij për Pele të shtunën, duke ndezur ndërtesat me një mesazh “Shërohuni shpejt”.

Stadiumi Lusail në Doha, i cili do të presë finalen e Kupës së Botës më 18 dhjetor, dhe Kulla Aspire pranë stadiumit Khalifa, ishin stolisur me fotografitë e Peles në fanellën e tij të famshme me numrin 10.

Ish-sulmuesi është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Brazilit me 77 gola në 92 ndeshje dhe ka shënuar në katër turne të Kupës së Botës.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika