Krasniqi: Vettingu duhet të ndodhë, e paqartë pse po vonohet

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se nuk e të qartë pse procesi i vettingut po vonohet, e sipas tij një proces që është i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë duhet të ndodhë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi





Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se nuk e ka të qartë pse po vonohet një proces ka i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë, si procesi i vettingut.

Ai madje tha se propozimet e partisë së tij janë marrë parasysh, madje tha se edhe kryeministrit i kanë dhënë përkrahej për këtë proces.

“Procesi i vetingut duhet të ndodh. Ne e kemi mbështetur qysh moti. Unë e kam takuar kryeministrin dhe i kam dhënë mbështetje për një proces që duhet të ndodh në Kuvendin e Kosovës. Propozimet që i kemi dhënë si Parti Demokratike e Kosovës janë mirëkuptuar dhe janë pranuar dhe sot dosja e vetingutt gjendet në Kuvendin e Kosovës”.

Ai tha se nuk po e kupton se pse po vonohet dhe po hezitohet të niset vettingu, por sipas Krasniqit një gjë e tillë duhet të ndodhë në një proces të strukturuar legal .

“Unë nuk e kam të qartë pse po vonohen dhe pse po hezitojnë të nisin këtë proces. Vettingu është proces që mund të bëjë dallimin e ta luftojë inefikasitetin pse jo edhe kompetencën”.“Por një gjë e tillë duhet të ndodh në një proces të strukturuar legal, Kushtetues siç e kemi propozuar përmes vettingut në Kuvendin e Kosovës jo me masa të tjera të cilat e ndikojnë pavarësinë e  sistemit të drejtësisë”, ka thënë Krasniqi për EO.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika