Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për televizionin “N1” ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, është student politik i Vojislav Sheshelit, e për vete tha se është student politik i Adem Demaqit.
Kurti gjithashtu tha se është është shum e vështirë që të arrihet një marrëveshje Kosovë – Serbi, pasi sipas tij kjo është një përplasje ndërmjet Demaçit dhe Sheshelit në anën tjetër.
“Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë sot, është student politik i Vojisllav Sheshelit. Ndërsa unë, si Kryeministër i Republikës së Kosovës, unë jam student politik i Adem Demaçit. Dhe ky ballafaqim, kjo përplasje ndërmjet Kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, është në një mënyrë thelbësore, përplasje ndërmjet Adem Demaçit, atij vizioni dhe asaj trashëgimie dhe Vojisllav Sheshelit në anën tjetër. Andaj unë e pranoj që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë e lehtë, por megjithatë mendoj që duhet t’i jepet shancë dialogut dhe të shpresojmë e të punojmë për më mirë”, ka thënë Kurti në intervistën e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje.