Të shtunën e tre dhjetorit, në Prishtinë, persona të panjohur me një veturë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture tjetër.
Kështu ka bërë të ditur për Portali Dukagjini, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Mbrëmë rreth orë 23:00 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se nga një veturë në lëvizje është shtënë në drejtim të një veture tjetër”, ka thënë ajo.
Nga ky rast nuk raportohet të ketë persona të lënduar.
Megjithatë rasti cilësohet si “vrasje në tentativë”.
Për këtë, policia e Kosovës ka nisur një hetim lidhur me rrethat që e karakterizojnë rastin.
“Nuk raportohet për persona të lënduar. Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin i cili është cilësuar, vrasje në tentativë”, shtoi Ahmeti.