Faruk Mujka i VV-së, caktohet kryeshef Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Ibër-Lepenc”

Ish-kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Faruk Mujka, është caktuar kryeshef Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Ibër-Lepenc”

Faruk Mujka





Ish-kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Faruk Mujka, është zgjedhur kryeshef Ekzekutiv në Ndërmarrjen Publike “Ibër –Lepenc”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Mujka, përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se çdo udhëtim ka fillimin, itinerarin dhe fundin e tij.

“Nga secili udhëtim kam fituar njohuri, eksperienca dhe miq të ri. Gjërat e këqija të përjetuara gjatë rrugëtimit hudhen pas shpine. Tani, koha për udhëtim të ri”.

“Nga, nesër filloj detyrën e re, Kryeshef Ekzekutiv në NHE “Ibër – Lepenc”, ndërmarrje tepër e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës. Vend ideal për për të kontribuar dhe treguar aftësitë e duhura menaxhuese në përputhje me pritjet e qytetarëve”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Faruk Mujka, kryetar i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, kishte konfirmuar se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pas humbjes në zgjedhjet e 17 tetorit.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika