Klinaku: Nëse në Kuvend del për lexim projektligji që i heq veteranët nga paga minimale, do të protestojmë

Ushtruesi i Detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka paralajmëruar protestë në oborrin e Kuvendit, në rast së në Kuvend del për lexim të dytë projektligji që heq veteranët nga paga minimale

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku në emisonin "Personale". 15.06.2022





Ushtruesi i Detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të financave, Hekuran Murati, lidhur me çështjen e listave të veteranëve të luftës.

Murati paralajmëroi se me një ligj të ri do të bëhet një verifikim, pasi sipas tij, ligji aktual ka mundësuar që “të hapet dera dhe të rritet numri aq shumë”.

Ndërkaq, Klinaku ka thënë se sa i përket çfarëdo ligji të ri për veteranët, apo amendamentim të ligjeve aktuale në fuqi, “këtë gjë e kemi thënë se kur dhe si mund të bëhet kjo, në shkresën tonë drejtuar qeverisë”.

“Nëse e kanë qëllim që të përgatitet apo manipulohet publiku e pastaj të dalë në Kuvend për lexim të dytë projektligji që i heq veteranët nga paga minimale, e them përsëri se do të jemi përsëri në protesta në oborr të Kuvendit. Veteranë të nderuar, invalidë e familje të dëshmorëve, të jeni të përgatitur që nëse ju thërrasim në protestë, të dilni sa më masovikisht’, ka shkruar në Facebook Klinaku.

Ai ka thënë se çështjen e veteranëve, krerët institucional po e bëjnë për interesa vetanake.

“Prapë filluan sot që t’i bëjnë temë veteranët, e që për mendimin tim kjo bëhet vetëm për vota, prandaj nuk duhet që t’iu besohet”.

Sa i përket asaj se si qeveri kanë bërë disa hapa që të vijnë në një gjuhë të përbashkët me shoqatat e dala nga lufta dhe subjektet opozitare, kjo sipas Klinakut nuk qëndron.

“Absolutisht nuk është e vërtetë, sepse që nga shkresa e dërguar te kryeministri urti, nuk ka pasur më asnjë kontakt në mes nesh e rreth kësaj teme”, shtoi ai.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika