Ani pse Olivier Giroud është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtarës franceze me 53 gola, kjo nuk i ka lënë përshtypje shumë trajnerit Ismet Munishi.
Në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini, ai ka thënë se “Olivier Giroud është sulmuesi më i dobët që ka pasur Franca ndonjëherë”.
Munishi po ashtu shtoi “edhe nëse i krahason me Henry dhe sulmuesit tjerë dhe kë të duash vetëm le ta më argumentojë dikush që është më i mirë se një sulmues që ka lujtë për Francën”.
Teksa, ai e përmendi se “e vlersoj për vazhdueshmërinë që e ka pasur në karrierë, por golat që i ka shënuar kanë qenë ndaj kundërshtarëve të dobët”.
Kjo është nata e 16- të e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.