Ndihmësadministratorja e USAID-it, Erin E. McKee, është duke qëndruar për vizitë në Kosovë. Vizita e saj ka nisur me datën tre dhjetor të këtij viti, teksa është takuar me përfaqësues të Qeverisë, shoqërisë civile, e kështu me radhë.
Këtë të hënë, McKee do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Takimi me presidenten është konfirmuar nga zyra e kësaj të fundit.
“Në orën 12:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee”, thuhet në njoftim.
Mediat, fillimisht, do të marrin pamje nga takimi, ndërsa në fund të takimit, Presidentja Osmani dhe Ndihmësadministratorja, Erin E. McKee, do të deklarohen për media.
Kurse takimi me kryeministrin Kurti, do të zhvillohet në orën 15:45 në zyrën e tij.