Në rundin e 16-të të fazës eliminatore të Kupës së Botës, këtë të hënë do të zhvillohen dy lojë.
Në orën 16:00, Japonia do të ndeshet me Kroacinë, kurse në po të njëjtën ditë, por në orën 20:00, Brazili do të luajë kundër Koresë së Jugut.
Favorit për të kaluar në fazën tjetër, është kombëtarja e Brazilit dhe e Kroacisë. Por kjo mbetet vetëm në letër, pasi Japonia në fazën e grupeve ka zhvilluar lojë tejet kualitative, duke u renditur si e para në grup.
Po ashtu, edhe Koreja e Jugut, mund ta befasojë Brazilin, për shkak të paparashikueshmërisë që e kanë si kombëtare.
Deri më tani, në fazën tjetër kanë kaluar kombëtaret si Holanda, Argjentina, Franca dhe mbrëmë Anglia.
Pas kalimit në rundin tjetër, do të përballen Holanda me Argjentinën dhe Franca me Anglinë.