Rama nënshkruan kontratën për tri shkolla të reja në vlerë prej 13 milionë eurosh

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e tri shkollave të reja

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama





Kryeqytetit të Kosovës pritet t’i shtohen edhe tri shkolla të reja.

Kontratën për ndërtimin e tyre e nënshkroi kryetari Përparim Rama, i cili falënderoi Departamentin e Partneritetit Publiko-privat për bashkëpunimin që kanë treguar.

Lagjet përfituese të këtij projekti do të jenë Sofalia, Mati dhe Veterniku, ndërsa projekti do të jetë dyvjeçar.

Kryetari i Prishtines, Përparim Rama

Kostoja e tri shkollave pritet të jetë rreth 13 milionë euro.

“Kostoja është pak më shumë se 13 milionë për tri shkolla dhe kostoja është e vitit 2020 dhe kemi pasur mirëkuptim që të mbesin kostot siç kanë qenë”, tha Rama.

Në këto tri shkolla do ta vijojnë mësimin rreth 2500 nxënës.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika