Aeroporti i Tiranës ka njoftuar se udhëtarët që do të udhëtojnë të martën e gjashtë dhjetorit nga ky aeroport, duhet jenë aty 4 orë para fluturimit.
Ky njoftim vjen për shkak të samitit të Bashkimit Evropian e Ballkanit Perëndimor që pritet të mbahet po në këtë ditë.
“TIA njofton që të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga TIA në datë 6 dhjetor, janë të lutur që të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre, për shkak të masave të marra për samitin BE-Ballkani Perëndimor”, thuhet në njoftim.
Tujtje, bëhet e ditur se kjo prezencë kërkohet në mënyrë që pasagjerët të mos rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre.
Samiti i radhës midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet më gjashtë dhjetor, ku vendi nikoqir do të jetë Tirana.
Për këtë, Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave dhe rrugët që do të bllokohen në Tiranë për sigurimin e mbarëvajtjes së këtij samiti.
Samiti i BE-së në Tiranë, policia publikon listën e rrugëve të bllokuara