Abdixhiku: Kosova ka shumë dije, profesionalizëm e pasuri njerëzore në çdo qytet evropian

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë një vizite në Hamburg, ka thënë se shqiptarët atje janë potencial dhe se Kosova duhet t’i mbajë afër vetes

Viola Von Cramon dhe Lumir Abdixhiku





Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me Viola Von Cramon, Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovë, ishin mysafirë në një ngjarje të organizuar në qytetin e Hamburgut.

Në këtë organizim, Abdixhiku takoi disa shqiptarë me profesione nga më të ndryshme.

Abdixhiku theksoi se njerëz të tillë janë potencial, dhe se Kosova duhet t’i mbajë afër vetes.

“Aty takuam profesionistë shqiptarë pjesë e jetës publike në Hamburg. Ishin profesionistë të dalluar nga fusha e mjekësisë, programimit, drejtësisë, ushtrisë e sektori privat. Një potencial të tillë e kemi detyrim ta mbajmë të lidhur me Republikën tonë. Kosova ka shumë dije, profesionalizëm e pasuri njerëzore në çdo qytet evropian”, ka shkruar Abdixhiku.

LDK-ja, sipas Abdixhikut, e ka për synim që atë potencial ta përfshijë në Kosovë.





Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika