Tërhiqet nga gara kandidati i vetëm serb për kryetar në Mitrovicën e Veriut

Aleksandër Arsenijeviq është tërhequr nga gara për kryetar komune në Mitrovicën e Veriut





Kandidati i vetëm serb për zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, Aleksandër Arsenijeviq, është tërhequr nga gara.

Kështu ka bërë të ditur për Portali Dukagjini, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Më 2 dhjetor 2022, brenda afatit ligjor të vendosur nga KQZ-ja për tërheqjen e subjekteve politike, kemi pranuar njoftimin për tërheqjen e kandidatit të Iniciativës Qytetare “Srpski Opstanak”, Aleksandar Arsenijevic, nga gara për kryetar komune në Mitrovicën e Veriut”, ka thënë Elezi.

Në arsyetimin me shkrim që KQZ ka pranuar, ai ka tërhequr kandidaturën e tij me vullnet të lirë.

Në zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të katër komunave në veri të Kosovës, nuk do të marrë pjesë as Iniciativa qytetare “Mbijetesa serbe”, me seli në Mitrovicë të Veriut.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar afati për dorëzimin e kërkesës për t’u akredituar, për vëzhgimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Përmes një njoftimi për media, KQZ ka njoftuar se dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve do të përfundojë më 12 dhjetor.

“Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara do të përfundojë më 12 dhjetor 2022. Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore e ndërkombëtare, përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe mediave do të përfundojë më 13 dhjetor 2022”, thuhet në njoftim.

“Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i vëzhgojnë këto zgjedhje”, vijon njoftimi.

Kandidatët janë certifikuar, kurse kërkesa për t’i shfrytëzuar shkollat si hapësira votimi janë kryer nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Por, kësaj radhe, pjesë e zgjedhjeve në veri të vendit nuk do të jetë Lista Serbe.

E për gjithë këtë proces, të gatshëm janë kandidatët shqiptarë.

Ismir Zeqiri, që është kandidat për kryetar komune në Zubin Potok nga Partia Demokratike e Kosovës, po pret epilog pozitiv nga ky proces.

“Unë pres pozitiv për ata edhe i kemi hyrë garës edhe kurdo që thërret shteti e ligji, na si qytetar,ë po edhe si akterë e activistë duhet të kontribuojnë, prandaj jemi të gatshëm”, ka thënë kandidati për Zubin Potok, Ismir Zeqiri.

Ndërsa, kandidati nga radhët e Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, pret që votat për të, kësaj radhe të rritën.

“Nuk është hera e parë që po kandidoj, kjo është hera e 5-të për kryetar komune, fatmirësisht, çdo herë me rritje më shumë, kështu që pritjet i kemi që edhe këto zgjedhje  do të kemi rritje me një rezultat fitues”, ka thënë Erden Atiq, kandidat për Mitrovicë të Veriut.

Me gjithë zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe gjithë atë që i parapriu shpalljes së këtyre zgjedhjeve, Atiq është i bindur se procesi do të jetë i sigurt.

“Deri tash me sa kemi informatë, gjithcka ka shkuar në rregull dhe normal që presim që procesi të shkojë edhe të përfundojë pa rregullsi dhe pa probleme”, ka theksuar Atiq.

Dymbëdhjetë kandidatë janë certifikuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovë, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahen më 18 dhjetor.

Këto zgjedhje erdhën si rezultat i dorëheqjes së kryetarëve serbë, pjesë e Listës Serbe, për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika