Vuçiq e konfirmon pjesëmarrjen në Samitin e Tiranës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në Samitin e Tiranës që pritet të zhvillohet të martën e gjashtë dhjetorit

Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë





Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të jetë pjesë e Samitit ndërmjet BE-Ballkani Perëndimor, që pritet të mbahet të martën e gjashtë dhjetorit, në Tiranë.

Ai ka thënë se nëse nuk do të merrte pjesë, do të kishte një dëm të madh për Serbinë, shkruan Danas.

“Aty ka gjëra të mira për qytetarët tanë, do të kemi diskutime të mira për këtë dhe për shkak të 165 milionëve eurove që do të marrim për energjinë. Është e vështirë për mua kur është fjala për Kosovën të kuptoj gjuhën e të dy palëve, dhe nuk kemi bërë asgjë në të njëjtën kohë, më ka shkaktuar zemërim, inat dhe shpresoj të mos jenë të inatosur”, tha ai.

Teksa pyetet se cilat janë pritshmëritë e tij nga ky samit, ai ka theksuar se kishte planifikuar takime të veçanta dypalëshe me kryeministrin holandez dhe atë belg.

Ndryshe, Vuçiq ka deklaruar se me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka diskutuar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe problemet, me të cilat, po përballen serbët e Kosovës “për shkak të lëvizjeve të njëanshme dhe jolegjitime të Prishtinës”.

Kështu shkroi ai më 5 dhjetor, në profilin e tij në Instagram, pas takimit që pati me Lajçakun në Beograd, shkruan REL.

“E theksova domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe respektimin e të drejtave dhe vullnetit të popullit tonë. Serbia është e vendosur të vazhdojë dialogun konstruktiv, me qëllim të ruajtjes së paqes,  stabilitetit dhe kushteve më të mira, për jetën e të gjithëve qytetarëve”, ka shkruar Vuçiq.

Lajçak shkoi për vizitë në Beograd pasi Beogradi zyrtar javën e kaluar kritikoi ashpër vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të emëruar kreun e Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, në postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Serbia e ka konsideruar këtë vendim si shkelje, duke thënë se Rashiq nuk i përfaqëson serbët e Kosovës.

Më 1 dhjetor, Vuçiq e ka quajtur Kurtin “llum terrorist”, dhe ka paralajmëruar se Serbia nuk do të marrë pjesë në samitin që organizohet më 6 dhjetor në Tiranë, midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që nuk janë pjesë e bllokut evropian.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika