Jasharaj: Qeverinë e presim edhe një javë për plotësimin e dy kërkesave të SBASHK-ut

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës i ka dhënë një javë afat Qeverisë së Kosovës për plotësimin e kërkesave të tyre

Greva e paralajmëruar të ndodhë më 20 prill të vitit 2022 nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, nuk do të mbahet. Kjo për shkak se, Qeverisë së Kosovës i është dhënë afat edhe një javë që t’i plotësojë kërkesat e tyre.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se në rast të mosrealizimit të kërkesave, do të ndërmerren veprimet sindikale.

“Takimi që është mbajtur me kryeministrin është vlerësuar si një takim shpresëdhënës. Kryeministri ka dëgjuar me kujdes të gjitha kërkesat tona dhe është shprehur i gatshëm që të vazhdojë me dialogun. Ai u ka thënë përfaqësuesve tanë se i duhet pak kohë që të konsultohet me ministrat e tij, ngase kërkesat tona nuk janë të gjitha të adresuara në një ministri, por në ministri të ndryshme”, është shprehur Jasharaj për Kosovapress.

Ai ka potencuar se është marrë vendim që pas një jave të kenë një takim në nivelin e njëjtë dhe të shohin nëse deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, do të kthehet në realitet.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj

“Nëse pas një jave nuk kemi asnjë lëvizje, do ta konsiderojmë se takimi i së premtes ka qenë sa për të thënë, dhe ne pastaj si sindikata më e madhe do të insistojmë që të vazhdojmë angazhime të përbashkëta. Kjo nënkupton që të gjitha sindikatat në sektorin e vet të fillojnë me veprime sindikale. Pra, kjo javë i mbetet qeverisë të dëshmojë a e ka sinqerisht që më në fund po i kthehet dialogut, apo vetëm sa për të thënë”, ka thënë ai.

Reagimi i SBASHK-ut, ishte ngritur që pas rritjes së çmimeve të disa artikujve esenciale,  punëtorët në sistemin arsimor të marrin shtesa prej 100 eurosh nga muaji i ardhshëm.

Sipas SBASHK-ut, pagat e punonjësve të sistemit arsimor nuk kanë lëvizur me vite.

Andaj si kërkesë e tyre është vazhdimi i ndarjes së shumës shtesë prej 100 eurove edhe pas muajit prill.

“Përfaqësuesit tonë kanë insistuar në dy kërkesa që janë kyçe, kanë insistuar që 100 euro si kërkesë e jona të vazhdojë në muajt e ardhshëm derisa nuk bëhet Ligji i pagave në bashkëpunim me sindikata”, shtoi ai.

Kërkesë e dytë e kësaj sindikate është përfshirja e sindikatës në dialogun e barabartë mbi Ligjin e pagave.

“Të dëgjohet e të merret parasysh, e të hyjë brenda versionit final të këtij ligji”.

Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, më katër prill kishte thënë se nuk është koha për grevat e paralajmëruara nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK).

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

“Nuk besoj që është koha për greva. Qeveria e Kosovës është duke punuar shumë. Humbjet te nxënësit kanë qenë të mëdha, kështu që besoj që bashkë me mësimdhënësit dhe SBASHK-un duhet të japim maksimumin për fëmijët tanë. Ka shumë nevojë për përmisim të rezultatve në arsim”, ishte shprehur ajo.

Ndryshe, Kurti të martën e 12 prillit, ka njoftuar se për muajin prill do të ndahen nga 100 euro, për studentët, pensionistët si dhe për punëtorët e sektorit privat dhe publik.

Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë  të përbashkët për media me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Kryeministri i Kosovës, Albn Kurti, në konferencë të përbashkët me ministrin e Financave, Hekuran Muratin

Ai ka deklaruar se për pensionistët dhe punëtorët e sektorit publik shtesa prej 100 euro për muajin prill mund të ekzekutohet menjëherë, ndërkaq për punëtorët e sektorit privat dhe studentët nevojitet që të hapet procesi i aplikimit.

“Për muajin prill do të dyfishojmë vlerën e asistencës sociale për të gjitha familjet që përfshihen në asistencë sociale. Pensionistëve do t’ua ndajmë edhe nga 100 euro shtesë për muajin prill, për të gjitha shtresat”.

“100 euro do t’i ndajmë për punëtorët e sektorit privat, do të ndajmë shumën prej 100 eurove edhe për mbi 80 mijë zyrtarë publikë. Po ashtu, të gjithë studentët do të përfitojnë nga 100 euro. Për shtresat e cenueshme do të shpërndajmë mbi 80 mijë euro”, tha Kurti në konferencë për media.

Ai është shprehur se nga kjo shumë do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë, derisa bëri të ditur se do të miratohet projektligji për rritjen e pagës minimale dhe heqjen e tatimit në 250 euro pagë.

Në anën tjetër, ministri i Finanacave, Punës dhe Transferave, Hekuran Murati, ka thënë se  përfitues nga kjo pako ekonomike do të jenë të gjitha kategoritë të cilat janë përballur me vështirësi ekonomike. Ndërsa për studentët dhe për sektorin privat ai tha se do të hapet aplikimi në ditët në vijim pasi nuk janë në dispozicion të dhënat e llogarive banakare.

SBASHK-u i pakënaqur me vendimin e qeverisë për ndihmën prej 100 eurosh

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika