Analisti politik, Dibran Hoxha, i ftuar në emisionin ”Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se kryeministri Kurti është duke e përgatitur terrenin për zgjedhjet e ardhshme “sepse me mos përmbushjen e disa premtimeve në disa sfera të ndryshme po mundohet të nxisë një diskurs që bazohet në dy pengesa”.
“Pengesa e parë është për menaxhimin e dialogut dhe se si dialogun nuk po mund ta heqim dhe ishte pengesë. Pengesa e dytë si e tille që buron nga brenda e që është sistemi gjyqësor”, ka thënë Hoxha.
“Nese i shihni statuset dhe deklarimet e ministres së Drejtësisë janë gjatë gjithë kohës atakuese duke shigjetuar sistemin prokurorial dhe gjyqësor dhe që duhet, por besoj që deri në fund të mandatit do të koncentrohen forcat e Qeverise me ato dy reforma në sistemin e drejtësisë”.
Hoxha ka përfunduar duke thënë se në vitin e ardhshëm mund të shihet “luftë më frontale me sistemin gjyqësor”.