Kanë arritur në Kosovë, tre senatorët Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen.
Kështu bëri të ditur Ambasadori i SHBA-së, në Kosovë, Jeff Hovenier.
Ambasadori Hovenier, përmes një postimi në twitter ka thënë se, tre senatorët amerikanë ishin avokatë të vjetër të pavarësisë së Kosovës.
“Me kënaqësi kemi mirëpritur sot në Kosovë, senatorët Shaheen, Murphy dhe Tillis, që ishin avokatë të vjetër të pavarësisë, sovranitetit dhe integrimit euroatlantik”, ka shkruar ai.
Gjatë qëndrimit në Kosovë ata do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti.