Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është duke i pritur liderët e shteteve pjesëmarrëse në samitin e BE-së që po mbahet në Tiranë.
Kjo është hera e parë që ky samit po mbahet në shtetin e Shqipërisë. Në këtë samit është duke marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Temat kryesore të diskutimit do të jenë pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, intensifikimi i angazhimit politik, përforcimi i sigurisë dhe ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe adresimi i sfidave të paraqitura nga migrimi, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.
Në fund të samitit, liderët pritet të kenë një deklaratë.
Në ora 09:30 pritet mbërritja e liderëve, pastaj në ora 10:00 firmosja e marrëveshjes roaming.
Ndërkaq në orën 10:15, nis mbërritja e delegacioneve dhe pritja zyrtare.
Në orën 11:45 është planifikuar fotoja zyrtare, pastaj në orën 12:15 programi vijon me seancën plenare dhe drekën e punës.
Në ora 14:30, kryeministri Edi Rama, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, si dhe Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michael, do të dalin në një konferencë për shtyp përpara 140 përfaqësuesve të medias shqiptare dhe ndërkombëtare, që do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve.