Osmani nga samiti në Tiranë: BE-ja duhet të lëvizë nga fjalët në vepra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përgjatë hyrjes në samitin e BE-së në Tiranë, ka thënë se është e lumtur që po merr pjesë si udhëheqësja e vendit më proevropian, duke theksuar se është koha që "Bashkimi Evropian nga fjalët të kalojë në vepra" duke mundësuar që Kosova të integrohet në frymën evropiane





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Tiranë, ka thënë se është e lumtur që po merr pjesë në një organizim të tillë si udhëheqësja e vendit më proevropian.

“Jam shumë e lumtur që gjendem në Tiranë. Shpresoj që konluzionet dhe deklaratat e BE-së të përshpejtojnë proceset integruese, jam udhëheqësja e vendit më proevropian, kemi treguar përkushtimin ndaj BE-së me vlerat e përbashkëta, kemi treguar harmonizimin e politikave të sanksioneve ndaj Rusisë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se është koha që BE-ja të lëvizë nga fjalët në vepra, duke shtuar se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE në fund të këtij viti.

“Ka pasur një vendim për të mbështetur liberalizimin e vizave, shpresojmë në këto konkluzione, do të jetë një hap i jashtëzakonshëm, ndonjëherë më duhet të pranoj se kam mesazhe të paqarta që dërgohen sepse kemi të gjitha kushtet që janë plotësuar dhe duhet të ketë balancime në mes të dy vendeve, BE-ja duhet të dërgojë sinjal të qartë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ose të jenë në krah të Ukrainës ose të Rusisë”.

 

Ndërsa e pyetur për dialogun Kosovë-Serbi, ajo ka thënë se në këtë samit nuk është vendi për dialog apo negociata me Serbinë, pasi është proces në vete që lehtësohet nga BE-ja, të mbrojë dhe të ruajë integritetin territorial.

“Nuk është vendi për dialog apo negociata me Serbinë, është proces në vete që lehtësohet nga BE-ja, të mbrojë dhe të ruajë integritetin territorial”, ka vijuar ajo.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se presidenti i Serbisë, “Aleksandër Vuçiq është vazhdimësi e viteve të 90-ta, që çoi në vrasje të popullsisë civile, mendësi që duhet të hedhet poshtë nga të gjithë”.

“Vuçiqi është vazhdimësi e mentalitetit që ekzistonte në Serbi në të ’90-at dhe ishte ky mentalitet që çoi në luftë e shkatërrim dhe vrasje të civilëve. Mentalitet që duhet të refuzohet nga të gjithë”.

Sipas saj, ajo çfarë po tregon Kosova këto ditë është e kundërta që po tregon Serbia.

“Ata asnjëherë nuk kanë treguar konstruktivitet për dialogun të lehtësuar nga BE-ja sikurse Kosova”.

Ndryshe, samiti në Tiranë është i pari midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në territorin e një vendi të rajonit që nuk është në BE.



Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika