Policia e Kosovës ka njoftuar se më tre nëntor, në Stacionin Policor Jugor në Mitrovicë ishte raportuar një rast i vjedhjes së rëndë ku në një fshat të Mitrovicës persona të panjohur kishin hyrë në një shtëpi duke shfrytëzuar rastin kur në shtëpi nuk kishte qenë asnjë person dhe kishin vjedhur stoli ari me vlerë rreh 12 mijë e 100 euro dhe para të gatshme prej një mijë e 100 euro.
“Pas një pune intensive hetimore nga ana e hetueseve të Sektorit Rajonal të Hetimeve, me datë 05.12.2022 mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale ,,Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve te përfituara me kryerjen e veprës penale’’, është arrestuar i dyshuari N.H., 49 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Tutje thuhet se me urdhër te gjyqtarit te procedurës paraprake është kontrolluar një lokal argjendarie në Mitrovicë ndërsa pas kontrollit janë sekuestruar stolitë e arit, të cilat dyshohen se ishin vjedhur me datën tre nëntor dhe janë blerë nga i dyshuari.
Mes tjerash njoftohet se i njëjti është intervistuar nga ana e hetuesve në prezencën e avokatit mbrojtës ndërsa pas procedurës së intervsitimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.