Bislimi konfirmon se kanë pranuar versionin e ri të planit franko-gjerman

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi gjatë raportimit në Komisionin e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se kanë pranuar versionin e ri të planit franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës





Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në raportimin në Komisionin e Punëve të Jashtme ka thënë se kanë vullnetin për diskutim rreth marrëveshjes gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kemi arrit dakordim më Bashkimin Evropian që 80 për qind e energjisë të konsumohet për rritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse”, ka thënë Bislimi.

Bislimi ka shtuar së gjatë këtij viti janë ballafaquar më dy tema, e cila ishte ajo për lëvizje të lirë ose çështja e targave, për të cilën sipas Bislimit nuk kanë gjetur konstruktivitet të palës serbe gjatë implementimit.

“Ajo çfarë ka ndodhur në bazë të marrëveshjes është së pala kosovare i ka kryer të gjitha obligimet menjëherë. Ndërkaq tek pjesa ku kërkohet bashkëpunim mes palës serbe dhe BE-së ka ngecje”.

Bislimi ka theksuar se dhe kur Serbia i ka dërguar të dhënat pas 100 ditësh, ato kanë qenë të pakompletuara.

Për çështjen e targave, Bislimi ka potencuar se kanë pasur dy probleme, e para që marrëveshja e kaluar ka pas afat skadence dhe e dyta që marrëveshja e kaluar është zbatuar në mënyrë disproporcionale.

Bislimi ka thënë se kërkesa për marrëveshjen gjithëpërfshirëse ka qenë së kërkesa për diskutimin e marrëveshjes të jetë e kufizuar në mënyrë që të mos zgjasin shumë në kohë.

“Mendoj që me dakordimin e datës 23 nëntor ne e kemi arritur atë sepse si pjesë e marrëveshjes është e paraparë që diskutimet për propozimin franko-gjerman duhet të kufizohen deri në fund të marsit”, ka thënë Bislimi.

Zëvëndëskryeministri i Kosovës ka theksuar se marrëveshjen Kosovë-Serbi duhet të shohim në kontekstin e ri politik, atë të sigurisë në Evropë që është imponuar pas luftës ruse në Ukrainë. Tutje ka potencuar se edhe Kosova dhe Qeveria e saj me qasjen e vet në dialog janë pozicionuar qart si aleat të ShBA-së dhë BE-së.

Gjatë këtij raportimi, zëvendëskryeministri Bislimi, ka konfirmuar se kanë pranuar versionin e ri të planit franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka shtuar se përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak ka dorëzuar tek kryeministri Kurti versionin e fundit të planit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të martën e gjashtë dhjetorit.

Kryenegociatori për dialogun, ka theksuar se është e rëndësishme ajo çka kanë arritur për të afatizuar arritjen e ujdisë deri në mars të vitit 2023.

Ndërsa Bislimi para anëtarëve të komisionit ka njoftuar se pritjet janë që në janar të nënshkruhet marrëveshja për të zhdukurit me forcë.

Pas pyetjeve të deputetëve për largimin e serbëve në veri nga institucionet, Bislimi ka paraqitur “dështimet ndër vite në veri”.

Gjatë këtij raportimi ka pasur dhe mosmarrëveshje mes Bislimit dhe deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, i cila ka thënë se fjalët e Bislimit janë të pavërteta dhe e akuzoi se po tenton që ta lë fajtor ish-presidentin Hashim Thaçi.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika