Pas paralajmërimit për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të vendit dhe tentimit të shtetit të Kosovës për organizimin e tyre, është tensionuar situata.
Mediumi lokal, në Mitrovicë “Jepi zë”, e ka publikuar një video-incizim, të momentit të shpërthimit te tre rrokaqiejt në veri të Mitrovicës.
Ndërsa, në komunën e Zubin Potokut janë lëshuar sirenat e alarmit nga banorët lokalë serbë.
Kjo për shkak të tentimit të tyre për t’i mos lejuar zgjedhjet komunale që shteti i Kosovës, është duke i organizuar atje, pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave me shumicë serbe.