Një shpërthim i ri është dëgjuar tek Tre Rrokaqiejt në Mitrovicë të Veriut, kanë bërë të ditur ekipi i terrenit të Radio Televizionit Dukagjini.
Edhe gjatë ditës ka pasur të shtëna dhe shpërthime në pjesën veriore dhe këto i ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
RTV Dukagjini ka siguruar pamje nga mjetet shpërthyese.
Një qytetar në kushte anonime ka pranuar të flasë për gazetarët e RTV Dukagjinit në teren, që ka thënë se garanata është e tipit M- 57 prodhim serb, që nuk është nga ndonjë kanal zyrtar.
Gjersa ka theksuar se granata është gjetur brenda objektit të Komisionit Komunal Zgjedhor.
Megjithatë, në njoftimin e policisë është theksuar se nuk ka persona të lënduar si pasojë e shpërthimeve të ndodhura gjatë të martës së 6 dhjetorit.