Analisti Ardian Arifaj ka thënë se çështja e zgjedhjeve në Veri të vendit lë ndikim në dialogun Kosovë-Serbi.
I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Arifaj ka cilësuar se një situatë e tillë dëmton dukshëm pozitën e Kosovës në dialog.
“Nuk është e lidhur vetëm me zgjedhje, kemi pare një përkqësim të vazhdueshëm”, ka deklaruar ai gjersa ka theksuar se “gjendja në atë pjesë po del prej duarve të institucioneve të Kosovës dhe kjo nuk është një zhvillim pozitiv. Kjo e dëmton pozitën e Kosovës në procesin e dialogut”.
Sipas Arifajt, zgjedhjet në veri të vendit do të ndikojnë në dialogun Kosovë-Serbi.
“ =Situatat janë më të lidhura me paralajmërimin për të mbajtur zgjedhje në veri të Kosovës por sigurisht këto do të reflektojnë në procesin e dialogut, në vend se të fokusohesh në dialogun Kosovë- Serbi duhet të merresh me çështjen e zgjedhjeve në Veri”, ka deklaruar ai.
Krahas kësaj, Arifaj ka thënë se procesi i dialogut Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë dhe se nga i njëjti, duhet të nxirret një zgjidhje e përhershme dhe jo e përkohshme.
Një shpërthim i ri është dëgjuar tek Tre Rrokaqiejt në Mitrovicë të Veriut, kanë bërë të ditur ekipi i terrenit të Radio Televizionit Dukagjini.
Edhe gjatë ditës ka pasur të shtëna dhe shpërthime në pjesën veriore dhe këto i ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Kjo e fundit ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar nga shpërthimet.