Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, reaguar pas situatës së krijuar në Veri të Kosovës ku të martën e 6 dhjetorit ka pasur sulme me armë ndaj zyrave të KKZ-së.
Sipas Krasniqit “Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën”.
“Kryeministri i vendit, që na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë, po heshtë për situatën në veri”, ka thënë Krasniqi.
“Institucionet e shtetit sot janë sulmuar në komunat e veriut. Kandidatët tanë janë kërcënuar”, ka shtuar ai
Krasniqi ka përfunduar duke iu drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke i thënë “Fol Kryeministër, Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës”.