Policia e Kosovës ka vendosur shirita tek zyret e Komisionit Komunal Zgjedhor të Veriut të Mitrovicës.
Gazetarët e RTV Dukagjini kanë raportuar mbi veprimet e Policisë së Kosovës në vendin ku ndodhën shpërthimet. Pas qëndrimit disa minutësh të pjestarëve të EULEX-it tek zyrat e KKZ-së, ka arritur edhe Policia e Kosovës, e cila ka vendosur shirita në vendngjarje.
![Zyret e KQZ-së në Veri të Mitrovicës, 6 dhjetor 2022](https://www.dukagjini.com/wp-content/uploads/2022/12/318689314_1499862033756780_3029355212732391944_n.jpg)
Shpërthime në veri kanë ndodhur përgjatë të martës së 6 dhjetorit, tek zyret e lartëcekura, Tre Rrokaqiejt dhe njëherit, edhe tek Kodra e Minatorëve.
Policia e Kosovës njoftoi më herët të martën se nga shpërthimet, nuk pati të lënduar.