Policia e Kosovës thotë se situata në veri është stabile dhe fton qytetarët për bashkëpunim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po punon për identifikimin e personave të dyshuar dhe zhvillimin e hetimeve profesionale për sjelljen e kryerësve të këtyre veprave penale para organeve të drejtësisë. Gjersa u shtua se situata në veri është stabile dhe ka ftuar qytetarët të jenë të qetë dhe bashkëpunues

Ilustrim





Policia e Kosovës përmes një komunikate në Facebook ka thënë se situata në veri të vendit është stabile dhe ka ftuar qytetarët të jenë të qetë e bashkëpunues, dhe të mos bien pre e raportimeve tjera.

Policia njashtu  ka demantuar deklaratat e përfaqësuesve serbë në të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

“Këto deklarime nga zyra serbe kanë për qëllim dëmtimin dhe krijimin e narrativave përmes të cilave atakohet profesionalizmi, legjitimiteti dhe misioni kushtetues i PK-së për rend dhe ligj në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Grupet kriminale duke kryer veprime të kundërligjshme përmes të cilave cenojnë lirinë dhe sigurinë e qytetarëve tentojnë t’ia atribuojnë këto veprime njësive të rregullta të PK-së të cilat janë duke kryer detyrat e tyre me shumë përgjegjësi”, thuhet në reagimin e Policisë.

Policia e Kosovës përmes kësaj komunikate të lëshuar për media ka njoftuar se PK dhe KFOR-i janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes dhe po punojnë për pastrimin e zonës ku ka pasur shpërthime. Gjersa, është theksuar se Policia e Kosovës po punon me intensitet të lartë për identifikimin e personave dhe sjelljen e kryerësve të veprave para organeve të drejtësisë.

“Policia e Kosovës dhe KFOR-i (njësitet kompetente për deminim-EOD) janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes, për pastrimin e zonës, përderisa PK-ja është duke punuar me intensitet të lartë për identifikimin e këtyre personave të dyshuar dhe zhvillimin e hetimeve profesionale për sjelljen e kryerësve të këtyre veprave penale para organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë kryer të gjitha veprimet policore të kërkuara nga autoritetet e KQZ-së, dhe njësitë policore kanë asistuar zyrtarët e KKZ-së në zyrat e komisionit komunal zgjedhor.

“Njësitë policore të rendit publik kanë asistuar zyrtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor në zyrat e komisionit komunal zgjedhor, të cilat ndodhen në komunat Zubin Potok e Mitrovicë Veri me qellim të  kryerjes së detyrave dhe kompetencave të  tyre ligjore.Të gjitha veprimet policore janë kryer në pajtim me ligjin në ofrimin e asistencës së kërkuar ndaj autoriteteve shtetërore të KQZ-së”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas Policisë së Kosovës, dëmtimet e zyrave të KKZ-së janë bërë nga persona të dyshuar, të dhunshëm që e kanë bërë këtë me mjete të rrezikshme.

“Referuar gjendjes në teren ju njoftojmë se dëmtime të zyrave të komisionit zgjedhor komunal në Mitrovicë Veri janë bërë nga persona/grupe të dyshuar/a të maskuar, të dhunshëm të cilët kanë përdor mjete të rrezikshme, përfshirë granata dore të prodhimit jugosllav”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Ndër të tjera, PK ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin në shërbim te të gjithë qytetarëve.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në realizimin e detyrave policore në shërbim të qytetarëve të vendit, komuniteteve pa dallim dhe ofrimin e sigurisë së përgjithshme në gjithë territorin e vendit”, ka përfunduar Policia në komunikatë.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika