Kurti takon Imzot Vincenzo Paglia, bisedojnë për të drejtat dhe liritë e qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Imzot Vincenzo Paglia, kryetar i Akademisë Papnore për Jetën dhe kancelar i Institutit  “Gjon Pali II”, së bashku me Mario Giro, ish-zëvendësministër i Jashtëm i Italisë, me të cilët, ka biseduar për të drejtat dhe liritë e qytetarëve, në veçanti liritë fetare dhe trashëgiminë kulturore

Ilustrim





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Imzot Vincenzo Paglia, kryetar i Akademisë Papnore për Jetën dhe Kancelar i Institutit “Gjon Pali II”, së bashku me Mario Giro, ish-zëvendësministër i Jashtëm i Italisë.

Siç njofton zyra e Kryeministrit të Kosovës, në takim u diskutua për fushat potenciale të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Selisë së Shenjtë në Vatikan, në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

Në komunikatën për media thuhet se ndër të tjera u bisedua për të drejtat dhe liritë e qytetarëve, në veçanti liritë fetare dhe trashëgiminë kulturore. U theksua se mbrojtja e tyre sigurohet përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve të veçanta.

“U theksua se Kosova është vend demokratik, i ndërtuar mbi bazën e sigurimit të respektimit të drejtave dhe lirive të barabarta për të gjithë qytetarët e saj. Po ashtu, se mbrojtja e trashëgimisë kulturore paraqet një prej prioriteteve programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e zyrës së Kryeministrisë.

Ndër të tjera, në komunikatën e Zyrës së Kryeministrisë është vlerësuar pasuria kulturore e Kosovës dhe tejkalimi i dallimeve mes komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

“Në këtë takim u vlerësua pasuria kulturore e vendit tonë, si vlerë universale dhe çelës për krijim të ndërveprimit shoqëror dhe tejkalim të dallimeve ndërmjet komuniteteve të ndryshme që jetojnë në shtetin tonë”, ka përfunduar komunikata e zyrës së Kryeministrisë.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika