49 trupa të tjerë ushtarësh janë kthyer në Ukrainë, kështu ka bërë të ditur ministria e riintegrimit të territoreve të pushtuara përkohësisht.
Gjithsej, 827 trupa ushtarësh janë gjetur që nga fillimi i punës së Zyrës së Komisionerit për Personat e Zhdukur në rrethana të veçanta, shkruan Skynews, transmeton Portali Dukagjini.
“Aktualisht, së bashku me agjencitë e zbatimit të ligjit, ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të kthyer trupat e mbrojtësve”, ka thënë Oleh Kotenko, i cili është në krye të operacionit.
Gjersa ka theksuar se puna po vazhdon, për të kontrolluar lokacionet ku mund të ketë luftëtarë të vdekur.
“Puna është duke u zhvilluar vazhdimisht për të gjetur lokacionet ku ka gjasa të jenë luftëtarët e vdekur”, ka theksuar ai.
Ndryshe, Ukraina ka negociuar shkëmbimin e trupave të ushtarëve me Rusinë. Si pjesë e operacionit të shkëmbimit, 62 trupa u kthyen në Ukrainë në tetor.