Qeveria mban mbledhje elektronike, miratohen tri vendime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Tri vendime janë miratuar në mbledhjen elektronike të Qeverisë së Kosovës, të mërkurën.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se ka miratuar dy nisma, atë për lidhjen e Marrëveshjes në mes Kosovës dhe BE-së mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat” dhe Marrëveshjen Financiare për programin IPA 2023.

Bazuar në njoftimin e Qeverisë, marrëveshja për pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat” dhe Marrëveshjen Financiare për programin IPA 2023 është vazhdimësi e programit të mëparshëm “Evropa për Qytetarët.

“Nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin e BE-së ‘’Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat’’. Programi që njihet me shkurtesën në gjuhën angleze CERV, është vazhdimësi e programit të mëparshëm “Evropa për qytetarët”. Ky program synon mbështetjen dhe zhvillimin e shoqërisë së hapur, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse të bazuara në të drejta demokratike dhe në shtetin e së drejtës”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, qeveria bën të ditur se në kuadër të pakos për energjinë në funksion të tejkalimit të krizës aktuale energjetike, për Kosovën janë zotuar 75 milionë euro.

“Nismën për lidhjen e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2023. Bashkimi Evropian është zotuar se do të ndihmojë vendet e rajonit me një pako për energjinë në funksion të tejkalimit të krizës aktuale energjetike. Në këtë kuadër për Kosovën janë zotuar 75 milionë euro për përkrahje të drejtpërdrejtë buxhetore në kuadër të programit vjetor IPA 2023”, thuhet në njoftim.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika