Putin: Rreziku bërthamor po rritet, por ne nuk jemi çmendur

"Kërcënimi i një lufte bërthamore po rritet, por Rusia nuk është çmendur dhe nuk do të përdorte armët e saj bërthamore e para", kështu ka deklaruar presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjersa ka shtuar se Rusia do të përdorte armë të shkatërrimit në masë, vetëm si kundërpërgjigje ndaj një sulmi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin





Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se kërcënimi i një lufte bërthamore është duke u rritur, mirëpo ka insistuar se Rusia “nuk është çmendur” dhe nuk do ta përdorë e para armën bërthamore.

Sipas Putinit, Rusia do ta përdorë armën e shkatërrimit në masë, vetëm si kundërpërgjigje ndaj një sulmi, raporton BBC.

Duke folur në takimin e Këshillit rus për të Drejta të Njeriut, ai ka thënë se lufta në Ukrainë mund të jetë “proces i gjatë”.

Zyrtarët perëndimorë besojnë se Putin fillimisht ka planifikuar fitore të shpejtë në konfliktin e nisur në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Kapaciteti i Rusisë për të përdorur armë bërthamore ka shqetësuar shumë liderë botërorë që prej nisjes së luftës.

“Një kërcënim i tillë po rritet, është gabim nëse e fshehim”, ka paralajmëruar Putin, derisa ka folur për luftën përmes video-lidhjes.

Putin ka pretenduar se Rusia e ka armën më moderne dhe më të avancuar bërthamore në botë, dhe ka kritikuar strategjinë bërthamore amerikane.

“Ne nuk kemi armë bërthamore, përfshirë ato taktike, në territorin e shteteve tjera, mirëpo amerikanët kanë – në Turqi dhe disa vende të tjera të Evropës”.

Putin ka përmendur ato që i ka konsideruar rezultate “të mëdha” në luftën në Ukrainë, duke i përmendur pretendimet e Rusisë për aneksim të katër rajoneve në Ukrainë, pas mbajtjes së referendumeve të rreme.

Ai ka thënë se aneksimet e kanë bërë Detin Azov, një “det të brendshëm”, dhe se ky ka qenë synim i Petrit të Madh të Rusisë.

Por, pavarësisht pretendimeve për këto katër territore – Herson, Zaporizhja, Luhansk dhe Donjeck – Moska nuk ka kontroll të plotë mbi to.

Muajin e kaluar, forcat ruse janë tërhequr nga qyteti i Hersonit, njëherësh qyteti i vetëm i madh që e kanë kontrolluar prej shpërthimit të luftës.

Zmbrapsjet në fushëbetejë kanë nxitur Rusinë që ta bombardojë infrastrukturën ukrainase të energjisë, duke lënë miliona njerëz pa rrymë dhe ujë, teksa temperaturat kanë arritur nën zero.

Kryetari i qytetit të Kievit, Vitali Klitschko, ka paralajmëruar se kryeqyteti ukrainas është dëmtuar rëndë nga këto sulme dhe se qytetarët mund të përballen me “apokalips”.

 





Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika