Irani kryen ekzekutimin e parë për shkak të protestave mbarëkombëtare

Gjyqësori i Iranit ka njoftuar deri më tani se 11 persona janë dënuar me vdekje, në lidhje me protestat, të cilat filluan në mesin e shtatorit pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini, një gruaje 22-vjeçare, e cila u arrestua nga policia e moralit, për dyshimet se e kishte veshur hixhabin apo shaminë e saj “në mënyrë të pahijshme”

Mohsen Shekari u var të enjten në mëngjes, pasi u shpall fajtor nga një Gjykatë Revolucionare për “armiqësi kundër Zotit”, njoftuan mediat shtetërore.

Ai u akuzua si një “rebelë”, i cili bllokoi një rrugë kryesore në Teheran më 25 shtator dhe plagosi me thikë një pjesëtar të Forcës paraushtarake Basij.

Një aktivist tha se ai u dënua pas një “gjyqi të dukshëm, pa ndonjë proces të rregullt”.

Mahmood Amiry-Moghaddam, drejtor i të Drejtave të Njeriut të Iranit me bazë në Norvegji, postoi në Twitter se ekzekutimet e protestuesve do të fillonin të ndodhin çdo ditë nëse autoritetet iraniane nuk përballen me “pasoja të shpejta praktike ndërkombëtarisht”.

Gjyqësori i Iranit ka njoftuar deri më tani se 11 persona janë dënuar me vdekje, në lidhje me protestat, të cilat filluan në mesin e shtatorit pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini, një gruaje 22-vjeçare, e cila u arrestua nga policia e moralit, për dyshimet se e kishte veshur hixhabin apo mbulesën e saj “në mënyrë të pahijshme”.

Protestat e udhëhequra nga gratë janë përhapur në 160 qytete dhe 31 provincat e vendit, dhe janë parë si një nga sfidat më serioze për Republikën Islamike që nga revolucioni i vitit 1979.

Udhëheqësit e Iranit i kanë portretizuar ato si “trazira” të nxitura nga armiqtë e jashtëm të vendit dhe kanë urdhëruar forcat e sigurisë që “të merren me vendosmëri” me ta.

Deri më tani, të paktën 475 protestues janë vrarë dhe rreth 18 mijë e gjysmë janë arrestuar, sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve për të Drejtat e Njeriut (HRANA).

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika