Anësori i Chelseat, Raheem Sterling, që luan për Anglinë, i ka kërkuar Federatës së Futbollit që ta shqyrtojë rikthimin e tij në skuadrën e Anglisë, në Kupën e Botës në Katar.
Bëhet fjalë për rikthim në ndeshjen e çerekfinales, ku Anglia do të përballet me Francën, të shtunën e 10 dhjetorit.
Një vendim i tillë siç njofton BBC, pritet të merret të enjten e 8 dhjetorit.
Ndryshe, Raheem Sterling është larguar nga Katari të dielën, pas raportimeve për një thyerje në rezidencën e tij në Surrey.
Ndërkaq, Policia e Surrey në Anglinë Juglindore, ka arrestuar dy persona të dyshuar për tentativë vjedhjeje në fshatin Oxshott, të martën në mbrëmje, në një pronë afër shtëpisë së futbollistit anglez, Raheem Sterling.
Arrestimet janë në lidhje me një incident të veçantë, që nuk e përfshin rezidencën e futbollistit anglez, por policia po përpiqet të përcaktojë nëse ky rast është i lidhur me tentimin për hyrje në shtëpinë e Sterling.
Arrestohen dy të dyshuar për tentativë vjedhjeje në pronën e futbollistit Sterling
Ndër të tjera, Sterling e ka humbur ndeshjen mes Anglisë dhe Senegalit, në të cilën, skuadra angleze ka fituar me rezultat 3-0.