Kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama, në një postim që ka bërë në rrjetin social Facebook, ku ka theksuar se takimi është zhvilluar për një bilanc të ecurisë së marrëdhënieve pas vizitës së tij në Shqipëri, ku u vendosën piketa të rëndësishme konkrete bashkëpunimi.
Kryeministri e ka falënderuar për dekretin presidencial të hapjes së Ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë.