Komisioneri evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka thënë se gjatë takimit me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, në Bruksel, është diskutuar për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Kështu ka bërë të ditur vetë Varhelyi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.
“Aplikimi i afërt i Kosovës për të filluar procesin e anëtarësimit në BE ishte tema e takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi”, ka shkruar ai.
#Kosovo’s imminent application to start the EU membership process was the topic of the meeting with @BislimiBesnik. pic.twitter.com/MlLOT5i3iJ
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) December 8, 2022
Ndryshe, Bislimi të mërkurën e shtatë dhjetorit ka udhëtuar drejt Brukselit, ku do të zhvillojë takime me funksionarë e zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian.
Në komunikatën e dërguar për media thuhet se kjo vizitë do të shërbejë për informimin dhe koordinimin me partnerët tanë evropianë, në tri institucionet kryesore të BE-së, sa i përket aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Kjo vizitë, do të shërbejë për informimin dhe koordinimin me partnerët tanë evropianë, në tri institucionet kryesore të BE-së, sa i përket aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatën e dërguar për media, transmeton Portali Dukagjini.
Kurti: Para Krishtlindjeve Kosova aplikon për anëtarësim në BE, zgjerimi është thelbësor