Gjendja e pesë të lënduarve në aksidentin në rrugën Arllat – Malishevë, flet Sopa

Specializanti i Mjekësisë në Emergjencë, në Prishtinë, Behgjet Sopa, ka thënë se dy nga pesë të lënduarit në aksidentin e trafikut në rrugën Arllat – Malishevë, janë në gjendje më të rëndë shëndetësore





Dy nga pesë të lënduarit në aksidentin e trafikut në rrugën Arllat – Malishevë, janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Mëngjesin e së enjtes së tetë dhjetorit, Policia e Kosovës ka njoftuar për këtë aksident, i cili përfundoi me një të vdekur dhe pesë të lënduar.

Specializanti i Mjekësisë në Emergjencë, në Prishtinë, Behgjet Sopa, ka thënë se dy të lënduarit që janë në gjendje më të rëndë shëndetësore do të vazhdojnë trajtimin mjekësor, ndërkaq tre të tjerët gjatë ditës së enjte do të lirohen.

Në një prononcim për RTV Dukagjini, Sopa ka theksuar se viktima që ka ndërruar jetë nuk është sjellë në Klinikën e Emergjencës.

“Në orët e para të mëngjesit kemi pranuar pesë persona që kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Arllat-Malishevë. Dy prej tyre e kanë gjendje më të rëndë dhe do të vazhdojnë trajtimin mjekësor, derisa tre të tjerët pritet që gjatë ditës të lirohen në shtëpi. Personi që tashmë ka ndërruar jetë nuk është sjellë në Klinikën e Emergjencës”, ka thënë Sopa.

Ndërkaq, për vdekjen e viktimës lajmin e ka bërë të ditur për Portali Dukagjini, zëdhënësja e policisë së rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka theksuar se në këtë aksident kanë pësuar lëndime trupore gjashtë persona.

Ndërkaq, ajo ka bërë të ditur se të përfshira në ngjarje ishin dy automjete.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Arllat – Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë  persona, një prej tyre nuk ka arritur t’i përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor dhe me rastin, po merret hetusia nga njësiti i trafikut rrugor.

“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, shtoi Ahmeti.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika