Avokati, Tomë Gashi për zhdukjen e mostrave në IML: Prapa vrasjes së Deharit qëndrojnë grupe kriminale

Avokati, Tomë Gashi për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit në IML, ka thënë se asgjë nuk është e rastësishme, teksa shtoi se "kjo zhdukje e vërteton edhe një herë se prapa vrasjes së Astritit qëndrojnë grupe mirë të organizuara kriminale"

Avokati, Tomë Gashi





Avokati, Tomë Gashi ka reaguar për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit nga Instituti i Toksikologjisë, duke thënë se “vjedhja e provave e vërteton edhe një herë se prapa vrasjes së Astritit qëndrojnë grupe mirë të organizuara kriminale”.

“Fshehja e vrasjes së Astrit Deharit është diçka që e kanë pasur qëllim grupet e organizuara kriminale që nga momenti i vrasjes se tij më 5 nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren”, ka thënë Gashi.

Gashi thotë se “nuk është e rastësishme që këta vetëm 30 minuta pas vrasjes së Astritit e kualifikuan si vetëvrasje, sepse ishin në ndikim te shefave te tyre politik”.

Po ashtu, ai u shpreh se “nuk është e rastësishme që Kryeprokurori i atëhershëm i Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Sylë Hoxha, vetëm disa ditë pas vrasjes së Astritit, tentoi që ta mbyllë si vetëvrasje”.

Sipas tij, “IML në Zvicër e vërtetoi vrasjen e Astrit Deharit, duke e eliminuar teorinë e vetëvrasjes dhe duke gjetur ADN të personave të tretë”.

Ndryshe, të enjten, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i toksikologjisë.

“Mbrëmë është kuptuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se mbrëmjen e së mërkurës është kuptuar që mungojnë mostrat, por që nuk dihet se kur janë zhdukur.

“Në raksat apo mbajtëset e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, një e urinës dhe një e lukthit. Nga këto, dy epruveta me gjak ia ka dhënë Institutit Zvicerran dhe policisë. Sipas informacioneve mungojnë 12 epruveta me gjak, një e urinës dhe një e lukthit”, ka vijuar Haxhiu.

Ajo ka theksuar se në këtë vend kanë qasje vetëm 3 persona.

“Në vendin ku ruhen këto mostra, kanë qasje vetëm tre persona, prej gjashtë vitesh, të gjitha të dhënat, provat dhe dëshmitarët janë tentuar të shtrembërohen apo zhduken”.

Ajo ka thënë se ky është akt i rëndë kriminal dhe se ka njoftuar menjëherë kryeprokurorin dhe drejtorin e policisë, pasi siç thotë ajo, kjo situatë e rëndë vë hije dyshimi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Siguria në IML nuk ka qenë në nivel e as nuk është në nivelin e duhur, kemi dërguar edhe më herët në prokurori, por tash kanë kaluar çdo kufi”.

Ajo ka thënë se e di emrin e atyre që kanë qasje, dhe se do të merren të gjitha masat në përputhje me përgjegjësitë.

“Protokolli ku ruhen mostrat është shumë strikt, nëse ndjeket kuptohet qartë kush është përgjegjës, ata që kanë pasur guximin të veprojnë në këtë mënyrë, kjo na bën të mendojmë se këtë guxim të mbrapshtë mund ta bëjnë ata që kanë për qëllim të dëmtojnë këtë proces”.

Ndër të tjera, ajo ka shtuar se kushdo që ka guxuar të bëjë këtë akt mizor do të përballet me institucionet përgjegjëse.

“Njëjtë ka ndodhur edhe me këdo që ka pasur vullnet ta zbardhë këtë rast, ne besojmë që ky akt i rëndë e kriminal ka një motiv si më herët, të dëmtojë më tej këtë proces si dhe të tentojë të na vesh neve me përgjegjësi”.

Ndryshe, Astrit Dehari ka ndërruar jetë më 5 nëntor të vitit 2016, brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren.

 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika