Policia e Kosovës ka njoftuar se ka inspektuar 53 sallone të masazheve, 44 prej të cilave, i ka mbyllur.
“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, me qëllim të marrjes së masave proaktive dhe verifikimin e informatave në terren, ka hartuar një plan operativ në funksion të Inspektimit të Salloneve të Masazheve, plan i cili është realizuar në bashkëpunim dhe mbështetje të Inspektorëve nga MINT, ATK-së dhe Inspektorët e punës”.
“Me datë 07.12.2022, Plani Operativ i koduar ‘Masazh- Dhjetori -2022’, është realizuar në nivel vendi dhe ka përfunduar me sukses të plotë”.
Aktivitetet parandaluese dhe rezultatet e këtij operacioni, i gjeni në vijim të përmbledhura në formë tabelare: