Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka marrë vendim ta certifikojë listën përfundimtarë të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat me shumicë serbe.
Lista votuese sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezaj, përmban 44 mijë e 939 emra të votuesve, apo 1,189 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e kaluara.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e listës përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat do të mbahen më 18 dhjetor 2022. Kjo listë votuese përmban 44 mijë e 939 emra të votuesve apo 1,189 votues më shumë në krahasim me Zgjedhjet Lokale 2021. Votuesit janë të shpërndarë në 44 qendra të votimit megjithsej 74 vendvotime”, thuhet në përgjigjen e Elezit.