Rasti Dehari: PDK kërkon dorëheqjen e ministres Albulena Haxhiu

Partia Demokratike e Kosovës, ka kërkuar dorëheqje nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për shkak të humbjes së mostrave të gjakut të Astrit Deharit

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda





Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas konferencës së mbajtur nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila njoftoi për humbjen e mostrave të gjakut të Astrit Deharit, duke e kërkuar dorëheqjen e saj.

Në një konferencë për media, Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda ka thënë se zhdukja e mostrave në rastin Dehari, është përgjegjësi e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Sipas tyre, ministrat nuk janë për të raportuar skandale por për t’i parandaluar ato.

“Zhdukja e mostrave është përgjegjësi e Haxhiut, e cila drejtin e MD-së. PDK kërkon dorëheqjen e haxhiut, si drejtuese e ministrisë, ku funksionin edhe IML ku janë zhdukur këto mostra. Ministrat nuk janë për të raportuar skandale, por janë për të punuar që puna e tyre të jetë e ligjshme”, ka thënë Gruda.

Tutje, ai ka thënë se nuk ka fare avancim për zbardhjen e rastit Dehari, edhe pse LVV sipas tij ka ardhur në pushtet me premtimin se do ta zgjidhin këtë rast.

“LVV e ka përdorur për beteja politike. Kjo po vazhdon edhe kur ata janë në pushtet, kur kanë mundësi ta zbardhin këtë rast tragjik. Ka zero avancim për rastin Dehari. Dyshojmë se Haxhiu, duke dashur ta mbulojë paaftësinë e saj… po manipulon provat, nëpërmjet zhdukjes së mostrave brenda IML-së”, ka thënë ai.

Ai është shprehur se Qeveria e Kosovës e ka lënë IML-në, me ushtrues detyre, prandaj sipas PDK-së “mostrat e humbura janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e ministres së Drejtësisë”.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika