Zhvillohet sonte (e enjte) më 21 prill, finalja e madhe e Ligës Unike të basketbollit. Peja dhe Golden Eagle Ylli, do të kërkojnë trofeun e parë për këtë edicion të garave.
Kampionët aktual të Ligës Unike, therandasit e Adis Beciragic, siguruan finalen pas triumfit ndaj Teutës në gjysmëfinale, me rezultat 84:82.
Me mjaftë mund, në finale kaloi edhe Peja, pasi mposhti Prizrenin-16, me shifrat 98-94, ku shkëlqeu Courtney Fells me 31 pikë të shënuara.
Finalja e madhe e Ligës Unike, mes Pejës dhe Golden Eagle Ylli-t, zhvillohet sonte në palestrën “Karagaq”, në Pejë dhe fillon në ora 20:45.
Paraprakisht, luhet ndeshja për medaljen e bronztë apo vendin e tretë, mes Prizreni-16 dhe Teutës.