Shefi i Kabineti të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela ka reaguar duke e akuzuar Serbinë së është duke bërë veprime të fshehta në veri të vendit.
“Regjimi i Serbisë po kalon nga veprimet e fshehta të dhunshme të strukturave të tij ilegale në Kosovë. Në kërcënimin e hapur për të përdorur forcat policore për të kryer agresion kundër Kosovës. Sipas librit të lojërave të Rusisë, ky është një kërcënim flagrant për të rrezikuar paqen dhe stabilitetin në Kosovës dhe rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Vela në Twitter.
🚨#Serbia’s regime is moving from covert violent actions of its illegal structures in #Kosovo to overt threat to use pol-mil forces to conduct aggression against Kosovo.
As per #Russia’s playbook, this is a blatant threat to endanger peace & stability in 🇽🇰 and the wider region. pic.twitter.com/UGbsh0hm6v
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 8, 2022
Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë” në Kosovë.
Petkoviq: Serbia po shqyrton ta dërgojë në Kosovë forcën e sigurisë
Ky veprim tha se do të merret në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.
Petkoviq i bëri komentet mbrëmjen e së enjtes, pak orë pasi Policia e Kosovës njoftoi se ka rritur praninë e saj në veri të Kosovës – pjesë e banuar me shumicë serbe.
Ndërsa Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ka thënë se kapacitet e Policisë së Kosovës janë të duhura për tu ballafaquar me çfarëdo lloj situatë.
Këto komente i bëri Sveçla në lidhje për rritjen e e numrit te policisë në veriun e Kosovës, ku theksoi se është një situatë relativisht e qetë dhe qytetarët nuk duhet të brengosen për sigurinë e tyre.
“Unë jam i bindur se kapacitet e policisë janë duhur për tu ballafaquar me çfarëdo lloj situate, ne kemi në situatë relativisht të qet, asnjë qytetar nuk ka nevojë të brengoset për veten apo familjarët e tij. Jemi shtet i së drejtës dhe përmes instrumenteve demokratike do të garantojmë të drejta për të gjithë qytetarët e Kosovës pa asnjë dallim”, ka thënë Sveçla.
Ai gjithashtu ka thënë se numri i policëve është rritur në veri të Kosovës më qellim se rritja e prezencës policore në veri të Kosovës është bërë me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët.