Gruevski shpallet fajtor

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski dënohet me 7 vjet burg në rastin ‘’Parcelat në Vodno’’

Nikolla Gruevski, ish kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Të enjten e 21 prillit, Gjykata Penale e Shkupit e ka shpallur aktgjykimin për rastin ”Parcelat në Vodno”.

Të akuzuarit në këtë lëndë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-shefi i policisë sekrete, Sasho Mijallkov dhe Jordan (Orce) Kamçev u shpallën fajtorë.

Nikolla Gruevski dënohet me 7 vjet burg, Sasho Mijallkov dënohet me 1 vit e 3 muaj, duke llogaritur dhe kohën e kaluar në paraburgim.

Risto Novaçevski u dënua me masë alternative, 3 vite dënim me kusht.

Jordan (Orce) Kamçev u dënua me 1 vit burg, ku i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Nenad Josifoviç dënohet me masë alternative, 2 vjet burg me kusht.

Ndryshe, rastin e e ka udhëhequr gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësues i akuzës ka qenë prokurorja, Lile Stefanova.

Sipas aktakuzës, Gruevski është akuzuar për veprat larje parash dhe për fitim kundërligjor dhe “fshehje të pronës”, kumbari i tij Risto Novaçevski, biznesmenët Nenad Josifoviq, Jordan (Orce) Kamçev dhe Ratka Kunovska Kamçeva akuzohen për “larje parash”.

Ndërsa, kushëriri i parë i Gruevskit dhe ish-drejtor i DSK-së, Sasho Mijallkov, është akzuar për “ndihmë gjatë veprës penale, larje parash dhe punë tjera nga vepra ndëshkuese”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika