Legjenda e futbollit, Pele është ende në sy të botës së futbollit. Kjo pasi është duke u zhvilluar kampionati i Kupës së Botës dhe për shkak të gjendjes së tij delikate shëndetësore.
Megjithatë, raportet nga spitali “Albert Einstein” në qytetin e Brazilit, tregojnë se Pele ka evoluar në mënyrë të favorshme ditët e fundit.
Detaji i mrekullueshëm i Mbappe për Pele
Një nga personazhet më të rëndësishëm për t’i dërguar urime yllit brazilian ishte Kylian Mbappe, një nga yjet kryesorë të futbollit botëror tashmë, i cili, në Katar 2022, arriti të marrë një rekord që i përkiste ish-lojtarit të Santos, si golashënuesi më i mirë në një Kupë Bote për një lojtar nën 24 vjeç, me nëntë gola.
Kjo arritje është duartrokitur nga vetë Pele në rrjetet e tij sociale, duke falënderuar Mbappen për urimet e tij, pasi ai edhe në rrjete sociale kishte shkruar “lutuni për mbretin Pele”.
Ikona e Brazilit, Pele i shtrirë në spital, i ka dërguar një mesazh Mbappes nga rrjetet sociale, ku është shprehur i lumtur që e sheh atë duke i thyer rekordet e tij .
“Faleminderit KMbappe, jam i lumtur që të shoh të thyesh një tjetër nga rekordet e mia në këtë Kupë, miku im”, ka shkruar Pele, në rrjetin soical Twitter.
Si po përparon shëndeti i Peles?
Top futbollisti është rishfaqur në rrjetet sociale, pasi prej disa ditësh është shtruar në spital, pasi është prekur nga kanceri i zorrës së trashë dhe ka pasur edhe një infeksion respirator.
Të premten e kaluar, shtypi brazilian raportoi se Pele vuante nga metastaza sepse kanceri ishte përhapur në mushkëri, mëlçi dhe zorrët e tij, dhe se ai po merrte trajtime paliative sepse nuk po i përgjigjej më trajtimit.
Gjithashtu, u raportua se ai ishte infektuar me Covid-19, dhe se kjo çoi në gjendjen e frymëmarrjes që e ktheu përsëri në spital, për shkak të gjendjes së tij delikate shëndetësore dhe moshës së tij të avancuar prej 82 vjeç.
Nga ana e tij, Mbappe po përgatitet të përballet me Anglinë këtë të shtunë, në kërkim të një bilete për në gjysmëfinale të Botërorit 2022.