Policia e Kosovës ka njoftuar se i ka arrestuar katër persona në katër komuna të Kosovës, nën dyshimet për dhunë në familje.
Sipas njoftimit të policisë, rasti i parë i dhunës në familje është raportuar në Komunën e Shtimes, teksa kanë bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar.
“Rreth orës 09:30 është raportuar një rast i dhunës në familje në Shtime. Sektori Rajonal i Hetimeve, konkretisht Njësia e Dhunës në Familje, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin V.A (M/K) i moshës 35-vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje, e kishte kanosur bashkëshorten e tij M.S ( F/K) e moshës 37-vjeçare”, thuhet në njoftim.
Rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Jazhincë të Shtërpcës, ku dyshohet se një grua e ka sulmuar fizikisht kunatën e saj.
“Në lidhje me këtë, policia e stacionit në Shtërpcë, Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin M.D (F/K) e moshës 38-vjeçare, e cila shkak i një mosmarrëveshje në familje sulmon kunatën D.D ( F/K) e moshës 73-vjeçare”, thuhet në njoftim.
Rasti i tretë është raportuar në komunën e Ferizajt, ku dyshohet se burri e ka sulmuar nënën e tij.
“Rreth orës 14:30 është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje në rrugën “Qazim Llugagjiu” në Ferizaj. Njësia e Dhunës në Familje, menjëherë, i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin B.H (M/K) i moshës 42-vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje, e kishte sulmuar nënën e tij SH.H( F/K) e moshës 82-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.
Rasti i fundit është raportuar në komunën e Kaçanikut, ku dyshohet se burri ka shkaktuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.
“Ndërsa rreth orës 16:25, është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje në fshatin Gajre të Kaçanikut. Njësia e Dhunës në Familje, menjëherë, i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin B.M (M/K) i moshës 49-vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje, ka shkaktuar dhunë psiqike ndaj bashkëshortës së tij Z.M( F/K) e moshës 46-vjeçare”, thuhet në njoftim.